Përmbledhje
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozicionin Specialist per Prokurimet Publike.
Detyrat kryesore
- Ndjek rregullisht Agjencinë e Prokurimit Publik për tenderë dhe procedura që i përshtaten profilit të kompanisë.
- Shqyrton dhe vlerëson kërkesat, kriteret si edhe dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
- Harton dosjet e tenderit dhe realizon aplikimet në sistem, duke siguruar saktësi dhe përmbushje të afateve.
- Përpilon oferta teknike e financiare në pajtim me kërkesat procedurale dhe legjislacionin në fuqi.
- Zbaton Vendimin Nr. 354, datë 11.05.2016, për miratimin e manualit të tarifave për shërbimet në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim, duke e përshtatur metodologjinë me llojin e procedurës.
- Harton, përpunon dhe shqyrton kontrata të ndryshme sipas nevojave dhe veprimtarisë së shoqërisë.
- Organizon, administron dhe arkivon dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet e tenderëve dhe korrespondencën zyrtare.
- Harton shkresa zyrtare, kërkesa, përgjigje dhe dokumentacion institucional, sipas udhëzimeve të eprorit.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi ose Drejtësi.
- Të paktën 2 vite përvojë pune në prokurimet publike.
- Njohuri të avancuara të legjislacionit dhe procedurave për prokurim publik.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si me shkrim ashtu edhe në komunikim verbal.
- Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Aftësi të spikatura për analizë, organizim dhe komunikim.
- Kapacitet për menaxhimin njëkohësisht të disa proceseve, dokumenteve dhe afateve.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe përqendrim i lartë në hollësi.
- Aftësi të forta në komunikim, prezantim dhe bashkëpunim ekipor.
- Integritet dhe përkushtim i lartë ndaj standardeve të etikës profesionale.