Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton një profesionist/e për Shërbim Klienti.
Detyrat kryesore
- Komunikon me klientët si me telefon, ashtu edhe fizikisht në hapësirat e kompanisë.
- Mirëpret klientët, i dëgjon dhe i udhëzon sipas kërkesave të tyre.
- Zbulon interesat dhe nevojat e klientëve, më pas i drejton te Drejtori i Shitjeve.
- Vazhdon komunikimin me klientët dhe kujdeset që kërkesat e tyre të transmetohen saktësisht.
- Kontribuon në krijimin dhe mbajtjen e raporteve pozitive me klientët.
- Bashkëbisedon në mënyrë profesionale dhe të qartë me klientë të profileve të ndryshme.
- Jep mbështetje në negociata dhe në komunikimin me klientët kur kërkohet.
- Sistemon dhe administron informacionet dhe kërkesat e klientëve.
Kualifikimet
- Përvoja e mëhershme në Shërbim Klienti, Shitje apo role të përafërta konsiderohet përparësi.
- Zotëron aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehjeje.
- Duhet të jetë person i/e qartë në komunikim, i/e organizuar dhe korrekt/e.
- Ka aftësi të mira për negocim dhe bindje.
- Tregon fokus ndaj klientit dhe arritjes së rezultateve.
- Është i/e aftë të menaxhojë njëkohësisht disa detyra dhe komunikime.
- Mban një qasje pozitive dhe profesionale në marrëdhëniet me klientët.