Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton Inxhinier Mekanik / Elektromekanik Lushnje.
Detyrat
- Mban në operim të pandërprerë dhe efikas linjat e prodhimit, si edhe pajisjet industriale.
- Realizon mirëmbajtjen parandaluese dhe riparuese të makinerive të prodhimit dhe sistemeve mbështetëse.
- Identifikon dhe eliminon sa më shpejt problemet mekanike ose elektrike.
- Përgatit e zbaton programe të mirëmbajtjes parandaluese për të reduktuar ndalesat në prodhim.
- Punon së bashku me ekipin e prodhimit për të përmirësuar funksionimin e pajisjeve.
- Ndjek gjendjen teknike të makinerive, raporton për të dhe sugjeron përmirësime që rrisin efikasitetin e besueshmërinë.
- Kujdeset që standardet e sigurisë në punë dhe procedurat e kompanisë të respektohen.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektromekanike ose në një profil të ngjashëm.
- Përbën përparësi përvoja e mëparshme me linjat e prodhimit të bulmetit ose FMCG food&beverages.
- Të paktën 5 vite eksperiencë në mirëmbajtjen e makinerive industriale; preferohet përvoja në industrinë ushqimore ose të bulmetit.
- Njohuri të mira të sistemeve mekanike, elektrike, pneumatike dhe hidraulike.
- Aftësi për diagnostikimin dhe rregullimin e defekteve teknike.
- Aftësi për interpretimin e skemave teknike dhe dokumentacionit mekanik/elektrik.
- Njohuri për standardet e sigurisë dhe praktikat e mirëmbajtjes industriale.