Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë një Menaxhere Shitje.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe organizon punën e përditshme në showroom.
- Udhëheq ekipin e shitjeve dhe ndjek ecurinë e performancës së tij.
- Cakton objektiva për secilin anëtar dhe për ekipin në tërësi, si edhe monitoron realizimin e tyre.
- Kujdeset që klientët të marrin një nivel të lartë shërbimi.
- Kontrollon ecurinë e shitjeve, arritjen e targeteve dhe rezultatet në periudha të ndryshme.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut dhe bashkërendon nevojat e showroom-it me magazinën.
- Harton raporte që lidhen me shitjet dhe me performancën e stafit.
- Ofron trajnim dhe mbështetje për stafin gjatë procesit të shitjes.
Kualifikimet
- Përvojë në menaxhimin e shitjeve, në retail ose në showroom.
- Aftësi të mira në drejtim dhe organizim të punës.
- Qasje të fortë të orientuar nga rezultatet.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe negociim.
- Aftësi për të udhëhequr dhe menaxhuar një ekip.