Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Infermiere për Trajtime Estetike.
Detyrat
- Të realizojë trajtime për trupin dhe procedura me lazer.
- Të këshillojë klientët dhe t’i mbështesë gjatë zhvillimit të trajtimeve.
- Të zbatojë me përpikëri standardet e higjienës dhe sigurisë.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen dhe përgatitjen e pajisjeve të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin në fushën e Infermierisë.
- Përvoja në trajtime estetike ose me lazer vlerësohet si përparësi, por nuk kërkohet domosdoshmërisht.
- Të ketë gatishmëri për të mësuar dhe për të ndjekur trajnime.
- Të jetë komunikuese, e saktë dhe e përkushtuar ndaj punës.