Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Brand Manager - Pajisje Fitness.
Detyrat
- Harton dhe vë në zbatim strategjinë për zhvillimin e markës.
- Studion tregun dhe konkurrencën, duke evidentuar mundësi të reja për zgjerim biznesi.
- Administron portofolin e produkteve dhe ndjek ecurinë e secilit prej tyre.
- Organizon dhe bashkërendon fushata marketingu, aktivitete promocionale dhe prezantime të produkteve të reja.
- Punon në bashkëpunim të afërt me ekipin e shitjeve për përmbushjen e objektivave të vendosura.
- Krijon dhe forcon marrëdhënie me klientë kyç dhe partnerë të rëndësishëm të biznesit.
- Menaxhon komunikimin me partnerët ndërkombëtarë dhe kujdeset për respektimin e standardeve të markës.
- Përgatit raporte, monitoron KPI-të dhe analizon performancën e markës.
- Përfaqëson markën në panaire, ngjarje dhe aktivitete të sektorit.
Kualifikimet
- Përvojë në role të ngjashme në menaxhim marke, marketing ose zhvillim biznesi.
- Shkathtësi të mira në analizë, organizim dhe negocim.
- Përvojë në drejtimin e projekteve dhe në bashkëpunimin me ekipe multifunksionale.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi të larta komunikimi dhe fokus i qartë në arritjen e rezultateve.