Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Drejtuesi Teknik.
Detyrat
- Organizon punën dhe mbikëqyr realizimin e instalimeve elektrike në impiantet fotovoltaike.
- Zhvillon kontrolle teknike dhe ndjek nga afër funksionimin e sistemeve elektrike për të siguruar efikasitet sa më të lartë.
- Shqyrton dhe adreson çështjet teknike që mund të shfaqen gjatë fazës së instalimit ose gjatë operimit të impianteve.
- Kupton dhe interpreton dokumentacionin teknik, skemat elektrike dhe projektet e instalimit.
- Punon ngushtë me ekipet e projektimit dhe të zbatimit për të përfunduar projektet në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë.
- Garanton zbatimin e procedurave teknike dhe respektimin e rregulloreve në fuqi gjatë kryerjes së punimeve.
- Harton raporte të rregullta mbi përparimin e projekteve dhe punët e mirëmbajtjes.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Të paktën 4 vite përvojë në instalim, zbatim ose mirëmbajtje të sistemeve elektrike.
- Përvoja me impiante fotovoltaike vlerësohet si përparësi.
- Njohuri të mira në leximin dhe interpretimin e skemave elektrike dhe të sistemeve PV.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative, si edhe qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
- Gatishmëri për punë në terren dhe për bashkëpunim me ekipin.