Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Inxhinieri Mekanik / Elektromekanik.
Detyrat
- Garantimi i funksionimit të pandërprerë dhe me efikasitet të linjave të prodhimit dhe të pajisjeve industriale.
- Realizimi i mirëmbajtjes parandaluese dhe asaj korrigjuese për makineritë e prodhimit dhe sistemet mbështetëse.
- Identifikimi dhe eliminimi i defekteve mekanike dhe elektrike në afatin më të shkurtër të mundshëm.
- Përgatitja dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese me qëllim uljen e ndërprerjeve në procesin e prodhimit.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për të përmirësuar performancën e pajisjeve.
- Mbikëqyrja e gjendjes teknike të makinerive dhe raportimi i saj, duke sugjeruar masa për rritjen e efikasitetit dhe të besueshmërisë.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë në punë dhe i procedurave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektromekanike ose në një fushë të ngjashme.
- Përbëjnë përparësi kandidatët që kanë përvojë të mëhershme me linjat e prodhimit të bulmetit ose në FMCG food&beverages.
- Të paktën 5 vite eksperiencë pune në mirëmbajtjen e makinerive industriale, me preferencë për industrinë ushqimore ose atë të bulmetit.
- Njohje të mira për sistemet mekanike, elektrike, pneumatike dhe hidraulike.
- Aftësi për diagnostikimin dhe riparimin e problemeve teknike.
- Aftësi për të interpretuar skema teknike dhe dokumentacion mekanik/elektrik.
- Njohuri mbi standardet e sigurisë dhe praktikat e mirëmbajtjes në industri.