Drejtor Teknik – Energji Fotovoltaike
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e energjisë së rinovueshme, kërkojmë një Drejtor Teknik, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin teknik të projekteve dhe menaxhimin e dokumentacionit përkatës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë teknike të kompanisë;
- Mbikëqyr realizimin e projekteve sipas standardeve teknike, afateve, buxhetit dhe cilësisë së kërkuar;
- Menaxhon, kontrollon dhe siguron plotësimin e saktë të dokumentacionit teknik të projekteve;
- Përgatit dhe kontrollon raportet teknike, preventivat, specifikimet, procesverbalet dhe dokumentacionin shoqërues;
- Siguron që dokumentacioni të jetë në përputhje me kërkesat ligjore, teknike dhe kontraktuale;
- Koordinon proceset për lejet, licencat, autorizimet dhe dokumentet e nevojshme për realizimin e projekteve;
- Asiston ekipin e shitjeve në përgatitjen dhe vlerësimin teknik të ofertave;
- Organizon prokurimin teknik dhe menaxhon marrëdhëniet me furnitorët;
- Identifikon dhe menaxhon risqet dhe ndryshimet gjatë zbatimit të projekteve;
- Siguron respektimin e standardeve të cilësisë dhe të rregullave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
- Drejton, motivon dhe vlerëson performancën e ekipit teknik;
- Bashkëpunon me klientët, partnerët dhe institucionet përkatëse.
Kriteret e kërkuara:
- Arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike ose në një profil të ngjashëm;
- Mbi 10 vite eksperiencë profesionale, përfshirë eksperiencë në role drejtuese teknike;
- Eksperiencë në projektet fotovoltaike, energjetike ose sistemet elektrike;
- Eksperiencë e avancuar në përgatitjen, kontrollin dhe administrimin e dokumentacionit teknik;
- Njohuri të mira mbi legjislacionin, standardet teknike dhe procedurat e dokumentimit të projekteve;
- Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse;
- Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht disa projekte dhe ekipe;
- Licencë profesionale përkatëse;
- Njohja e gjuhës angleze.