Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Menaxhere Blerjesh.
Detyrat
- Organizon dhe harmonizon të gjithë procesin e blerjeve në përputhje me kërkesat e sektorëve të ndryshëm.
- Shqyrton nevojat e magazinës dhe gjendjen e stokut për të përcaktuar porositë e nevojshme.
- Hulumton tregun për të gjetur, përzgjedhur dhe vlerësuar furnitorë të rinj potencialë.
- Diskuton dhe dakordon çmimet, kushtet e pagesës, afatet si edhe marrëveshjet e furnizimit.
- Harton dhe administron kontratat e lidhura me furnitorët.
- Mbikëqyr porositë që nga lëshimi i tyre deri në pranimin përfundimtar.
- Verifikon cilësinë e produkteve dhe trajton çështjet që lindin me furnitorët.
- Punon në bashkërendim të afërt me ekipet e logjistikës, financës dhe magazinës.
- Vlerëson tregun, çmimet dhe zhvillimet për të përmirësuar kostot.
- Përpilon raporte të rregullta mbi ecurinë e furnitorëve dhe gjendjen e blerjeve.
- Garanton zbatimin e procedurave dhe politikave të brendshme të prokurimit.
Kualifikimet
- Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë, Logjistikë ose në fusha të përafërta.
- Eksperiencë 2–5 vite në prokurim ose blerje, me përparësi në sektorin përkatës të kompanisë.
- Shkathtësi shumë të mira në negociim dhe komunikim.
- Njohuri të mira mbi proceset e furnizimit dhe administrimin e stokut.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrje të shpejtë.
- Njohje e paketës Office dhe e programeve ERP, që konsiderohet avantazh.
- Përkushtim i lartë ndaj detajeve dhe aftësi shumë të mira organizative.
- Integritet, korrektësi dhe gatishmëri për të punuar nën presion.