Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Juriste.
Detyrat
- Administrimi i agjendës, takimeve dhe komunikimeve të Drejtorit Ligjor.
- Hartimi, sistemimi dhe menaxhimi i dokumentacionit me karakter ligjor.
- Ndihmë në përpilimin dhe shqyrtimin e kontratave, si edhe të akteve të tjera juridike.
- Zhvillimi i kërkimeve ligjore dhe sigurimi i informacionit të nevojshëm për çështje të ndryshme.
- Monitorimi i afateve ligjore, i dokumenteve dhe i proceseve që janë në vijim.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i arkivit fizik dhe elektronik të materialeve ligjore.
- Bashkërendimi i komunikimit me zyra ose firma të jashtme ligjore, si dhe me sektorët e tjerë të kompanisë.
- Ofrimi i mbështetjes në çështje që lidhen me zbatimin e politikave të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
- Përgatitja e raporteve, materialeve dhe dokumenteve në funksion të Drejtorit Ligjor.
- Dhënia e mbështetjes administrative në proceset e qeverisjes korporative dhe në mbledhjet përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Administrim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Përvojë e mëparshme në asistencë ligjore, administratë ose asistencë ekzekutive konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office.
- Shkathtësi të mira organizative dhe aftësi për menaxhim efikas të kohës.
- Aftësi të mira komunikimi si në të shkruar, ashtu edhe në të folur.
- Kujdes i lartë ndaj hollësive dhe saktësi gjatë punës.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
- Aftësi për të vendosur prioritete dhe për të trajtuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuritë në kërkimin ligjor dhe në administrimin e dokumentacionit juridik përbëjnë avantazh.