Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë Konsulent/e Shitje Durres.
Detyrat
- Mirëpret klientët në showroom dhe u ofron mbështetje gjatë vizitës.
- Zbulon nevojat dhe pritshmëritë e secilit klient.
- Paraqet produktet dhe sugjeron zgjidhjet më të përshtatshme.
- Harton ofertat dhe ndjek ecurinë e procesit të shitjes.
- Arrin objektivat personale të përcaktuara për shitjet.
- E shoqëron klientin që nga kontakti fillestar deri në mbylljen e shitjes.
- Kujdeset për mënyrën si paraqitet dhe organizohet showroom-i.
- Mban komunikim të saktë dhe profesional me klientët.
Kualifikimet
- Përvojë të mëparshme në shitje ose në customer service.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Qasje të orientuar drejt shitjes dhe arritjes së rezultateve.
- Paraqitje profesionale.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.