Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Asistente Dentare.
Detyrat
- Mbështet dentistin gjatë kontrolleve dhe procedurave dentare.
- Bën gati veglat dhe materialet që nevojiten për trajtimet.
- Dezinfekton dhe rregullon pajisjet që përdoren në punë.
- Mirëpret pacientët dhe i udhëzon sipas nevojës.
- Administron kartelat si edhe dokumentacionin e pacientëve.
- Planifikon dhe verifikon oraret e takimeve.
- Mbikëqyr gjendjen e furnizimeve dhe materialeve të klinikës.
- Ofron sqarime bazë për pacientët, në përputhje me udhëzimet e dentistit.
Kualifikimet
- Aftësi të mira komunikimi me pacientët.
- Shkathtësi në organizim dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Gatishmëri për bashkëpunim dhe punë në ekip.
- Njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit dhe në detyra administrative.