Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Financiere Senior për zyrën në Durrës.
Detyrat
- Drejton dhe mbikëqyr veprimtaritë financiare dhe ato të kontabilitetit.
- Harton raporte financiare në mënyrë periodike.
- Verifikon faturat, pagesat, arkëtimet dhe proceset e rakordimit.
- Realizon rakordimet bankare, si edhe përputhjen e llogarive.
- Ndjek detyrimet financiare ndaj klientëve dhe furnitorëve.
- Jep mbështetje në ndërtimin e buxhetit dhe në analizat financiare.
- Kujdeset për saktësinë e dokumentacionit financiar.
- Punon ngushtë me administratën, ekipin e shitjeve dhe menaxhimin.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Përvojë disa-vjeçare në fushën e financës ose kontabilitetit.
- Njohje të mira të programeve financiare dhe të Excel.
- Aftësi për analizë dhe kujdes të lartë ndaj hollësive.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në punë.