Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Drejtor Shitje.
Detyrat
- Udhëheq dhe administron ekipin e shitjes.
- Zhvillon trajnime për stafin mbi metodat e shitjes dhe komunikimin me klientët.
- Përgatit dhe vë në zbatim strategji që synojnë rritjen e shitjeve.
- Përcakton objektivat dhe KPI-të, ndërsa ndjek rezultatet e ekipit.
- Vlerëson pipeline-in për të zbuluar pengesat në procesin e shitjes.
- Siguron coaching, motivim dhe përkrahje të vazhdueshme për ekipin.
- Administron klientët strategjikë dhe negociatat me rëndësi.
- Studion tregun për të gjetur mundësi të reja biznesi.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë në shitje dhe në menaxhimin e ekipeve.
- Kompetenca të avancuara në leadership, coaching dhe negocim.
- Mendësi strategjike dhe fokus i lartë në arritjen e rezultateve.
- Përvojë e dëshmuar në zhvillimin dhe motivimin e ekipeve të shitjes.
- Përvoja në sektorin Automotive ose Retail konsiderohet avantazh.