Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton një Menaxher Cilesie.
Detyrat kryesore
- Administron dhe zhvillon QMS-in, si edhe procedurat për cilësinë.
- Përgatit dhe verifikon SOP, dokumentacionin dhe standardet e punës.
- Trajton mos-konformitetet dhe menaxhon proceset CAPA.
- Organizon dhe përgatit auditimet e brendshme, si edhe ato të jashtme.
- Mban në fuqi dhe monitoron certifikimet ISO, ISCC dhe Organike.
- Garanton përmbushjen e HACCP, ISO 22000 dhe kërkesave rregullatore të BE-se.
- Mbikëqyr cilësinë e lëndëve të para, procesin e prodhimit dhe gjurmueshmërinë.
- I raporton drejtimit KPI-te, çështjet e evidentuara dhe ecurinë e cilësisë.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biologji, Inxhinieri ose në një fushë të përafërt.
- 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë, mundësisht në industri/prodhim.
- Përvojë me QMS, SOP, CAPA dhe auditime.
- Njohuri praktike për HACCP, ISO 9001 & ISO 22000.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Gatishmëri për angazhim në Lezhe.