Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozicionin Financiere Senior Durres.
Detyrat
- Udhëheq dhe mbikëqyr veprimtarinë financiare e kontabël të kompanisë.
- Harton, shqyrton dhe paraqet raporte financiare periodike.
- Administron rrjedhat financiare, buxhetet dhe planifikimin financiar.
- Verifikon dhe ndjek saktësinë e regjistrimeve financiare.
- GarantON zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal dhe të procedurave financiare.
- Bashkërendon deklarimet tatimore dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore.
- Mbikëqyr faturimin, pagesat, arkëtimet dhe inventarët.
- Përgatit analiza financiare dhe jep rekomandime për vendimmarrjen e menaxhmentit.
- Drejton dhe zhvillon ekipin e financës.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Finance, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Të ketë së paku 5 vite përvojë në financë, përfshirë minimumi 2 vite në rol drejtues.
- Të zotërojë shumë mirë legjislacionin fiskal dhe financiar në Shqipëri.
- Të ketë përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të raportimeve.
- Të ketë njohuri të avancuara të Microsoft Excel dhe programeve financiare.
- Të demonstrojë aftësi të forta analitike, organizative dhe udhëheqëse.
- Të karakterizohet nga integriteti, profesionalizmi dhe fokusimi në rezultate.