Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Menaxher Shitje.
Detyrat
- Udhëheq, motivon dhe zhvillon ekipin e shitjeve.
- Përcakton objektivat individuale dhe të ekipit, si edhe ndjek realizimin e tyre.
- Harton dhe vë në praktikë strategji për rritjen e shitjeve.
- Mbikëqyr dhe analizon performancën bashkë me rezultatet e arritura.
- Zbulon mundësi të reja në treg.
- Administron klientët strategjikë dhe proceset e negociimit.
- Bashkërendon punën me departamentet e Marketingut dhe Aftersales.
- Përgatit raporte periodike për rezultatet dhe performancën e shitjeve.
Kualifikimet
- Përvojë e qëndrueshme në shitje dhe në drejtimin e ekipeve.
- Profil komercial i fortë, energjik dhe i fokusuar te rezultatet.
- Aftësi të avancuara në leadership, negocim dhe analizë.
- Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për menaxhimin e klientëve.
- Aftësi për përcaktimin e prioriteteve dhe administrimin e targeteve.
- Përvoja në Automotive konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
- Për rolin e Sales Manager – Motorra, përvoja në moto, retail ose premium/luxury brands konsiderohet avantazh.