Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të rekrutojë një Drejtor Kantieri Orikum.
Detyrat
- Udhëheqja dhe bashkërendimi i të gjitha veprimtarive në kantier.
- Planifikimi i stafit, materialeve, makinerive dhe logjistikës.
- Mbikëqyrja e punimeve në përputhje me projektin, afatet, buxhetin dhe standardet e cilësisë.
- Përpilimi dhe ndjekja e planit të punimeve, si edhe ndërmarrja e masave korrigjuese kur paraqiten vonesa.
- Administrimi dhe koordinimi i nënkontraktorëve si dhe furnitorëve.
- Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve dhe garantimi i zbatimit të standardeve HSE.
- Kontrollimi i matjeve, situacioneve dhe dokumentacionit teknik që lidhet me punimet.
- Bashkëpunimi me projektuesit, mbikëqyrësit, klientin dhe institucionet përkatëse.
- Hartimi i raporteve mbi ecurinë dhe raportimi i çështjeve, risqeve dhe kostove.
- Drejtimi dhe administrimi i ekipit të kantierit.
- Garantimi i respektimit të legjislacionit dhe kërkesave teknike në ndërtim.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Civile.
- Përvojë e konsiderueshme në menaxhimin e kantiereve dhe projekteve të ndërtimit.
- Përvojë në drejtimin e ekipeve dhe të nënkontraktorëve.
- Njohuri të mira në planifikim, kontroll të kostove, QA/QC dhe HSE.
- Aftësi të zhvilluara në drejtim, organizim dhe marrje vendimesh.
- Njohuri të MS Project/Primavera P6 dhe MS Office.
- Njohuri mbi legjislacionin dhe procedurat e ndërtimit në Shqipëri.