Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozitën Trade Marketing Specialist.
Detyrat
- Zhvillimi dhe ndjekja e aktiviteteve promocionale në pikat e shitjes.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për zbatimin e fushatave.
- Vëzhgimi i tregut, konkurrentëve, çmimeve dhe vendosjes së produkteve.
- Administrimi i materialeve promocionale dhe i planogrameve.
- Planifikimi i eventeve, degustimeve dhe veprimtarive në terren.
- Ndjekja e KPI-ve si edhe hartimi i raporteve periodike.
- Ndihmë në administrimin e buxhetit të Trade Marketing.
- Trajnimi dhe asistimi i ekipit të shitjeve dhe Merchandiser-ëve.
- Harmonizimi i aktiviteteve të Trade Marketing me marketingun digjital.
Kualifikimet
- Arsim universitar në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose në një fushë të përafërt.
- 1–3 vite përvojë në Marketing, Trade Marketing, Brand Management apo pozita të ngjashme.
- Përvoja në sektorin FMCG konsiderohet përparësi.
- Njohje shumë e mirë e Microsoft Excel, PowerPoint dhe Outlook.
- Zotërim i avancuar i gjuhës angleze.
- Aftësi të zhvilluara analitike, organizative dhe komunikuese.
- Gatishmëri për angazhim dhe mbikëqyrje në terren.