Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozitën Menaxher/e Marketingu.
Detyrat
- Të krijojë dhe të zbatojë strategjinë, si edhe planin vjetor të marketingut.
- Të përcaktojë pozicionimin në treg dhe të udhëheqë zhvillimin e markave.
- Të planifikojë dhe administrojë buxhetin e marketingut.
- Të bashkërendojë veprimtaritë e marketingut me ekipet e shitjes dhe logjistikës.
- Të mbikëqyrë aktivitetet e Trade Marketing dhe materialet promovuese.
- Të harmonizojë marketingun digjital me aktivitetet tradicionale.
- Të organizojë fushata promovuese, evente, panaire dhe degustime.
- Të ndjekë tregun, konkurruesit dhe prirjet e konsumatorëve.
- Të vlerësojë rezultatet e fushatave dhe të hartojë raporte periodike.
- Të zhvillojë partneritete me furnitorë dhe marka për iniciativa të përbashkëta.
- Të kujdeset për imazhin dhe reputacionin e kompanisë.
- Të drejtojë dhe të ofrojë orientim për ekipin e marketingut.
Kualifikimet
- Diplomë universitare; preferohen studimet në Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të përafërta.
- 1–3 vite përvojë në marketing.
- Shkathtësi të mira për organizim dhe menaxhim të kohës.
- Aftësi shumë të zhvilluara në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi udhëheqëse dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Kreativitet dhe përshtatje në rrethana të ndryshme.
- Shkathtësi në negociim.
- Njohuri të mira në marketingun digjital.
- Patenta e shoferit konsiderohet përparësi.