Përmbledhje e pozicionit
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Financiere Senior.
Detyrat kryesore
- Administrimi dhe mbikëqyrja e proceseve financiare e kontabël.
- Hartimi dhe interpretimi i raporteve financiare.
- Barazimi i arkës, bankës dhe llogarive të kontabilitetit.
- Mbikëqyrja e faturave, pagesave dhe detyrimeve.
- Verifikimi i inventarit dhe krahasimi i tij me informacionin financiar.
- Përgatitja e dokumenteve dhe raporteve për menaxhmentin.
- Përcjellja e qarkullimit të parasë dhe e kostove.
- Zbatimi i legjislacionit fiskal si edhe i procedurave të brendshme.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Minimumi 3+ vite përvojë në role financiare/kontabël.
- Njohje e mirë e legjislacionit fiskal.
- Aftësi të avancuara në Excel dhe në programe financiare.
- Shkathtësi analitike e organizative, me vëmendje të lartë ndaj hollësive.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për punë të pavarur.