Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të punësojë një Arkitekt Projekti.
Detyrat
- Të kryejë kontrolle në kantier dhe të identifikojë çështjet arkitektonike e teknike.
- Të krahasojë punimet në terren me projektin, vizatimet dhe specifikimet e aprovuara.
- Të bashkërendohet me arkitektë, konsulentë, kontraktorë dhe ekipe teknike për zgjidhjen e çështjeve.
- Të shqyrtojë vizatimet, detajet e realizimit, materialet dhe përfundimet.
- Të ndjekë RFI-të, kërkesat teknike dhe ndryshimet në projekt.
- Të mbikëqyrë problematikat që mund të kenë ndikim në cilësi, kosto ose afate.
- Të dokumentojë dhe raportojë çështjet teknike, si edhe ecurinë e tyre.
- Të ndihmojë Development Manager dhe Project Manager gjatë vlerësimeve dhe vendimeve teknike.
- Të sigurojë që zgjidhjet të jenë në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike/rregullatore.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose Master në Arkitekturë.
- 4–7 vite përvojë në arkitekturë, projektim, construction/site support ose project development.
- Përvojë në koordinim me konsulentë, kontraktorë dhe ekipe multidisiplinare.
- Njohuri të mira mbi detajet arkitektonike, materialet dhe proceset e ndërtimit.
- Aftësi për të lexuar dhe verifikuar vizatime arkitektonike e multidisiplinare.
- Njohuri të AutoCAD dhe/ose Revit; SketchUp vlerësohet si avantazh.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Shkathtësi të mira organizimi, komunikimi dhe zgjidhjeje të problemeve.
- Qasje praktike në punë dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.