Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Specialist/e Marketingu Senior për t’iu bashkuar ekipit.
Detyrat
- Harton dhe vë në zbatim strategjinë e marketingut sipas objektivave të kompanisë.
- Organizon, bashkërendon dhe ndjek fushatat promovuese si në kanalet online ashtu edhe offline.
- Administron planin vjetor të aktiviteteve dhe të fushatave të marketingut.
- Vlerëson rezultatet e fushatave dhe përgatit raporte të rregullta, të shoqëruara me rekomandime konkrete.
- Punon në bashkëpunim të afërt me departamentet e Shitjeve, Blerjeve dhe Operacioneve për zbatimin e aktiviteteve promocionale.
- Mbikëqyr përgatitjen e materialeve vizuale dhe komunikimin në të gjitha kanalet e marketingut.
- Kujdeset për menaxhimin e rrjeteve sociale, website-it dhe komunikimit dixhital të kompanisë.
- Planifikon dhe realizon evente, prezantime produktesh dhe aktivitete që mbështesin promovimin e brandit.
- Ndjek zhvillimet e tregut, aktivitetin e konkurrencës dhe prirjet e industrisë për të evidentuar mundësi të reja zhvillimi.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 5 vite përvojë në Marketing, prej të cilave minimumi 3 vite në kompani Retail.
- Përvojë në drejtimin e fushatave promocionale dhe aktiviteteve të marketingut për rrjete dyqanesh.
- Njohuri shumë të mira në marketing dixhital, branding dhe trade marketing.
- Përvojë në analizën e KPI-ve dhe në matjen e performancës së fushatave.
- Njohuri të mira të Google Analytics, Meta Business Suite, Google Ads dhe platformave të tjera të marketingut.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe menaxheriale.
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim, koordinim dhe negocim.