Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë një Operator Frengjisht.
Detyrat
- Mban komunikim me klientët në gjuhën frënge përmes telefonatave, emailit ose platformave online.
- Jep sqarime për shërbimet e kompanisë dhe u kthen përgjigje pyetjeve të klientëve.
- Administron kërkesat dhe rezervimet e klientëve.
- Organizon takimet dhe e ndjek procesin deri në mbylljen e tij.
- Përditëson informacionin e klientëve në sistem.
- Punon ngushtë me ekipet e tjera për të garantuar një shërbim sa më cilësor.
- Evidenton problematikat dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet
- Kërkohet njohuri shumë e mirë e gjuhës frënge në nivelin B2/C1.
- Përvoja në shërbimin ndaj klientit ose në call center konsiderohet përparësi.
- Nevojiten njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
- Kandidati duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për menaxhimin e disa detyrave në të njëjtën kohë.