Kërkojmë të Punësojmë: Inxhinier Elektrik – Impiante Fotovoltaike
Për një nga bashkëpunëtorët tanë, kërkojmë të punësojmë një Inxhinier Elektrik për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e impianteve fotovoltaike.
Vendndodhja: Fier
Për kandidatët që banojnë në Tiranë dhe janë të gatshëm të udhëtojnë çdo ditë drejt Fierit, kompania mundëson transport me automjet të kompanisë.
Paga: 100,000 – 140,000 ALL (në varësi të eksperiencës)
Orari: E hënë – E premte | 08:00 – 17:00
Përgjegjësitë Kryesore
- Monitoron funksionimin e sistemeve elektrike të impianteve fotovoltaike.
- Kryen kontrolle periodike, diagnostikime dhe mirëmbajtje preventive dhe korrigjuese.
- Analizon defektet dhe alarmet e inverterave, sistemeve SCADA dhe pajisjeve elektrike.
- Mbikëqyr çdo ditë punimet elektrike në terren, duke siguruar zbatimin sipas projektit dhe standardeve teknike.
- Koordinon instalimin, montimin dhe vënien në punë të pajisjeve elektrike.
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe pajisjeve të përdorura.
- Lexon dhe interpreton skema elektrike dhe dokumentacion teknik.
- Kryen matje dhe testime elektrike.
- Përgatit raporte teknike mbi mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet e kryera.
- Siguron zbatimin e procedurave të sigurisë në punë dhe standardeve teknike.
Kërkesat
- Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Elektrike (preferohet profili Energjetik).
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në mirëmbajtje ose zbatim të sistemeve elektrike.
- Eksperienca në impiante fotovoltaike përbën avantazh.
- Njohuri mbi sistemet PV, inverterat, pajisjet e tensionit të ulët dhe të mesëm.
- Aftësi për leximin dhe interpretimin e skemave elektrike.
- Njohuri bazë mbi sistemet SCADA përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Gatishmëri për punë të përditshme në terren.
- Leje drejtimi, kategoria B.