Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë Agjent Shitje Lezhe.
Detyrat
- Kryen vizita të përditshme te klientët sipas planit të përcaktuar të lëvizjes.
- Ruajnë bashkëpunim profesional me klientët aktualë dhe zbulon mundësi të reja për zhvillim biznesi.
- Paraqet dhe promovon produktet e kompanisë në mënyrë profesionale.
- Pranon dhe evidenton porositë e klientëve duke u kujdesur që ato të jenë të sakta.
- Diskuton kushtet e bashkëpunimit dhe synon përmbushjen e objektivave mujore në shitje.
- Ndjek gjendjen e stokut dhe mënyrën e ekspozimit të produkteve në pikat e shitjes.
- Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e materialeve promocionale në përputhje me standardet e kompanisë.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm ose i lartë, me përparësi në Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Përvoja në shitje ose në distribucion konsiderohet avantazh.
- Nevojitet patentë drejtimi, Klasi B.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
- Kandidati duhet të jetë i orientuar drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave.
- Kërkohet aftësi për krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Duhet të ketë njohuri bazë të Microsoft Office.