Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë Analiste të Dhënash.
Detyrat
- Grumbullon, përpunon dhe shqyrton të dhënat e kompanisë për të mbështetur procesin e vendimmarrjes.
- Harton raporte të rregullta mbi ecurinë e shitjeve dhe treguesit kryesorë të performancës (KPIs).
- Ndjek trendet dhe zbulon mundësi për rritjen e performancës.
- Kujdeset që databazat të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Punon ngushtë me departamente të ndryshme për analizën dhe interpretimin e të dhënave.
- Zhvillon raporte dhe dashboard-e në Excel, Power BI ose mjete të ngjashme.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Statistikë, Informatikë, Matematikë ose në fusha të afërta.
- Të paktën 1-2 vite përvojë në analizë të të dhënave ose në role të ngjashme.
- Zotërim shumë i mirë i Microsoft Excel; njohuritë në Power BI, SQL ose programe analitike konsiderohen përparësi.
- Aftësi të mira analitike dhe kompetencë në interpretimin e të dhënave.
- Njohuri të Microsoft Office.