Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë Shofer Kamioni.
Detyrat
- Dërgon mallrat në pikat e caktuara, duke ndjekur planin e shpërndarjes.
- Garantoon që ngarkimi, vendosja dhe shkarkimi i mallrave të kryhen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Verifikon gjendjen teknike të kamionit para dhe pas çdo rruge dhe njofton për çdo parregullsi ose defekt të konstatuar.
- Zbaton itineraret e përcaktuara, afatet e dorëzimit dhe rregullat e trafikut rrugor.
- Administron dokumentacionin e nevojshëm të transportit dhe kujdeset që ai të plotësohet saktë.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e mjetit.
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për organizimin e dërgesave dhe për menaxhimin e situatave të papritura gjatë transportit.
- Ndjek standardet e sigurisë dhe procedurat e kompanisë gjatë gjithë procesit të transportit.
Kualifikimet
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë C ose CE, sipas kërkesave të pozicionit.
- Të ketë Certifikatë Profesionale të Kompetencës (CAP), kur kjo kërkohet.
- Përvoja e mëparshme në punë si shofer kamioni konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri mbi rregullat e transportit dhe legjislacionin rrugor.
- Të jetë i gatshëm për udhëtime në përputhje me nevojat e punës.