Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Koordinatore Klinike.
Detyrat
- Pret klientët në hyrje dhe kujdeset që përvoja e tyre të jetë e këndshme që në ardhje.
- Administron recepsionin dhe organizon lëvizjen e klientëve sipas orareve të planifikuara.
- Ndërmjetëson komunikimin mes klientëve dhe stafit për të siguruar zhvillimin normal të shërbimeve.
- Mbikëqyr rezervimet, konfirmimet dhe kërkesat e ndryshme të klientëve.
- Jep sqarime dhe ndihmë lidhur me shërbimet që ofrohen.
- Menaxhon me profesionalizëm pyetjet, kërkesat dhe shqetësimet e klientëve.
- Mban ambientin e recepsionit të rregullt, të organizuar dhe mikpritës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëhershme në recepsion, në shërbim ndaj klientit ose në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
- Nevojiten shkathtësi të mira organizative dhe koordinuese.
- Duhet të ketë njohuri bazë të Microsoft Office.
- Kërkohet paraqitje profesionale dhe standard i lartë etike në punë.
Dokumentet e kërkuara