Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Përgjegjës Sektori.
Detyrat
- Mbikëqyr zonën që i është caktuar gjatë gjithë kohës së punës.
- Kujdeset që secili qiramarrës të qëndrojë brenda hapësirës së vet dhe të mos përdorë ambientet e përbashkëta apo ato të bizneseve të tjera.
- Verifikon rregullin dhe organizimin e sektorit.
- Zbaton detyrat dhe udhëzimet që jepen nga menaxheri.
- Njofton për çdo problem ose shkelje që vërehet.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Nevojiten përgjegjshmëri, korrektësi dhe shkathtësi organizative.
- Kërkohen aftësi të mira në komunikim.
- Përvoja në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.