Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Operator Gjermanisht.
Detyrat
- Komunikon me klientë të mundshëm dhe u paraqet me profesionalizëm shërbimet që ofron klinika.
- Trajton thirrjet hyrëse dhe dalëse, duke dhënë sqarime të sakta për trajtimet dhe procedurat.
- Organizon dhe rikonfirmon terminet e pacientëve në përputhje me kalendarin e klinikës.
- Mban komunikim me pacientët para dhe pas konsultave, me synim ofrimin e një përvoje sa më cilësore.
- Përditëson dhe administron informacionin e pacientëve në sistem.
- Punon ngushtë me mjekët dhe koordinatorët për koordinimin e vizitave dhe trajtimeve.
- Kontakton pacientët që kanë shprehur interes dhe ndihmon në kthimin e tyre në klientë aktivë.
Kualifikimet
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës gjermane në nivelin B2/C1.
- Përvoja në Customer Service ose në Call Center konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Njohuri bazë në Microsoft Office.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për menaxhimin e situatave të ndryshme.