Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të shtojë në ekip një Merchandiser.
Detyrat
- Kujdeset që produktet të vendosen dhe të paraqiten sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.
- Mbikëqyr praninë e produkteve në rafte dhe siguron rimbushjen e tyre brenda afatit të duhur.
- Kontrollon që çmimet, etiketimet dhe materialet promovuese të jenë korrekte dhe të përditësuara.
- Ndjek afatet e skadencës së artikujve dhe zbaton parimin FIFO (First In, First Out).
- Sistemon dhe mirëmban raftet në mënyrë që paraqitja të jetë sa më funksionale dhe tërheqëse.
- Respekton planogramet dhe udhëzimet për mënyrën e ekspozimit të produkteve.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm ose i lartë, me përparësi në Administrim Biznesi, Marketing apo fusha të ngjashme.
- Përvoja e mëparshme si Merchandiser, Promotor ose në shitje me pakicë konsiderohet përparësi.
- Nevojiten njohuri bazë për teknikat e merchandising-ut dhe administrimin e stokut.
- Kërkohet njohje e paketës Microsoft Office, në veçanti Excel.