Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Menaxher Shitje.
Detyrat
- Udhëheq dhe organizon ekipin e shitjeve me qëllim përmbushjen e objektivave të kompanisë.
- Harton dhe vë në zbatim strategji shitjeje për zgjerimin e tregut dhe rritjen e vëllimit të shitjeve.
- Mbikëqyr rezultatet e ekipit dhe bën vlerësimin e performancës së shitjeve.
- Administron raportet me klientët aktualë dhe zbulon mundësi të reja për zhvillim biznesi.
- Përcjell lëvizjet e konkurrencës dhe sugjeron iniciativa që ndihmojnë në rritjen e pjesës së tregut.
- Punon ngushtë me sektorët e logjistikës, marketingut dhe financës për të siguruar një proces shitjeje sa më efikas.
- Harton raporte të rregullta mbi ecurinë e shitjeve dhe nivelin e realizimit të objektivave.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 3 vite përvojë në role menaxheriale në shitje, me përparësi përvojën në sektorin FMCG ose në distribucion ushqimor.
- Përvojë në drejtimin dhe motivimin e ekipeve të shitjes.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe të sistemeve CRM konsiderohen përparësi.
- Patentë shoferi, Kategoria B.