Kalaja Talent Consulting po kërkon të shtojë në ekip një Konsulente Showroomi.
Detyrat
- Pret vizitorët në showroom dhe u ofron mbështetje gjatë gjithë qëndrimit të tyre.
- I prezanton artikujt dhe i udhëzon klientët në përzgjedhje, sipas kërkesave që kanë.
- Harton oferta dhe e ndjek ecurinë e shitjes deri në përmbyllje.
- Siguron që showroom-i të jetë i rregullt dhe i paraqitur në mënyrë të përshtatshme.
- Punon ngushtë me ekipin e shitjeve dhe me sektorë të tjerë për të realizuar kërkesat e klientëve.
- Monitoron porositë dhe ruan komunikim të vazhdueshëm me klientët.
Kualifikimet
- Përvoja në shitje ose në shërbim ndaj klientit vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Nevojitet qasje e orientuar ndaj klientit, si edhe aftësi për negocim.
- Kërkohet njohje bazë e Microsoft Office.
- Duhet aftësi për bashkëpunim në grup dhe për menaxhimin e disa detyrave në të njëjtën kohë.