Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Specialiste Blerje.
Detyrat
- Administron të gjithë rrjedhën e blerjeve dhe ndjek ecurinë e porosive pranë furnitorëve.
- Identifikon, shqyrton dhe vlerëson ofertat e marra nga furnitorë të ndryshëm.
- Zhvillon negociata për çmimet, kushtet e furnizimit dhe afatet e dorëzimit.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut dhe bashkëpunon me departamentet përkatëse për nevojat e furnizimit.
- Kujdeset për dokumentacionin dhe raportimet që lidhen me procedurat e blerjes.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e mëparshme në blerje, furnizim apo logjistikë konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në negociim, organizim dhe analizë.
- Përdorim i mirë i Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si avantazh.