Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Kontabiliste.
Detyrat
- Evidenton dhe verifikon faturat që lidhen me blerjet, shitjet dhe shpenzimet.
- Realizon rakordimin e llogarive bankare, të arkës, klientëve dhe furnitorëve.
- Harton deklarimet tatimore dhe dokumentet financiare duke respektuar afatet ligjore.
- Monitoron pagesat, arkëtimet dhe detyrimet financiare të kompanisë.
- Përpilon raporte financiare mujore dhe periodike për menaxhmentin.
- Jep mbështetje në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare.
- Sistemon dhe administron dokumentacionin financiar në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Bashkërendon punën me auditorë, banka dhe institucione shtetërore sa herë që paraqitet nevoja.
- Kujdeset për zbatimin korrekt të politikave dhe procedurave financiare të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në fusha të përafërta.
- Përvojë pune në kontabilitet ose në financë.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin fiskal dhe kontabël.
- Zotërim shumë i mirë i MS Office, me theks të veçantë te Excel.
- Aftësi analitike dhe përqendrim i lartë ndaj detajeve.
- Shkathtësi organizative dhe aftësi për menaxhimin e afateve.
- Integritet, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale.