Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Kontabiliste.
Detyrat
- Evidenton dhe përpunon dokumentet financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Harton dhe verifikon faturat e blerjeve dhe të shitjeve.
- Bën rakordimin e llogarive dhe monitoron transaksionet bankare.
- Përgatit raporte financiare periodike sipas kërkesave të menaxhimit.
- Jep mbështetje në përgatitjen e deklarimeve tatimore dhe të dokumentacionit për institucionet përkatëse.
- Kujdeset për arkivimin e rregullt të dokumentacionit financiar.
- Bashkëpunon me auditorë, institucione shtetërore dhe me departamentet e tjera të kompanisë.
- Garanton respektimin e legjislacionit fiskal dhe të standardeve të kontabilitetit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në një fushë të afërt.
- Përvoja e mëparshme në kontabilitet konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin fiskal dhe standardet e kontabilitetit.
- Njohuri në përdorimin e programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.