Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Asistent/e Menaxher Durres.
Detyrat
- Ofron mbështetje për Menaxherin në drejtimin administrativ dhe në organizimin e proceseve të përditshme.
- Vëzhgon ecurinë e stafit dhe kontribuon në koordinimin e orareve të punës.
- Kujdeset që procedurat dhe standardet e kompanisë të zbatohen në mënyrë të rregullt.
- Ndjek çështjet operative të përditshme dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre.
- Mbikëqyr nivelin e shërbimit ndaj klientit dhe merret me ankesat kur paraqitet nevoja.
- Harton raporte të rregullta lidhur me aktivitetin dhe rezultatet e njësisë.
- Jep ndihmë në rekrutimin, trajnimin dhe integrimin e punonjësve të rinj.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë ose përfundim i afërt i studimeve, si përparësi.
- Përvoja e mëhershme në role mbikëqyrëse, administrative ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet avantazh.
- Nevojiten aftësi të mira në organizim dhe në menaxhimin e kohës.
- Kërkohen shkathtësi të mira komunikimi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Duhet njohje e programeve bazë kompjuterike, përfshirë MS Office.