Përshkrimi
HR Studio kërkon, për llogari të një kompanie partnere, një Inxhinier/e Zbatimi për Strukturat e Parqeve Fotovoltaike me përvojë në udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier. Pozita mbulon zbatimin në terren të projektit strukturor, bashkërendimin e ekipeve të montimit dhe mbikëqyrjen teknike të strukturave mbajtëse.
Detyrat
- Mbikëqyrja e realizimit në terren të projektit strukturor të parkut fotovoltaik.
- Udhëheqja dhe koordinimi i punëtorëve dhe grupeve të montimit.
- Verifikimi i montimit në përputhje me vizatimet dhe kërkesat teknike.
- Kontrollimi i vendosjes, kuotave, vertikalitetit dhe ngulitjes së pilotave.
- Inspektimi i lidhjeve strukturore dhe i shtrëngimit të bulonave.
- Monitorimi i testeve pull-out dhe torque.
- Bashkërendimi me topografin, ekipin elektrik dhe nënkontraktorët.
- Identifikimi dhe raportimi i çështjeve teknike në kantier.
- Hartimi i raporteve të përditshme dhe i dokumentacionit fotografik.
- Sigurimi i zbatimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë në kantier.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/Strukturë.
- Përvojë në zbatimin dhe menaxhimin e punimeve në kantier.
- Eksperiencë në parqe fotovoltaike.
- Aftësi të shkëlqyera për interpretimin e projekteve dhe vizatimeve strukturore.
- Njohuri të AutoCAD dhe Excel.
- Aftësi për organizimin dhe udhëheqjen e ekipeve në terren.
- Patentë e kategorisë B dhe gatishmëri për të qëndruar pranë kantierit.
- Përgjegjshmëri, kujdes i lartë ndaj detajeve dhe fokus në cilësi.
- Orari: E hënë – E shtunë | 07:00–16:00