Përshkrimi
HR Studio by Benilda Simaku kërkon një Ekonomiste të strukturuar, të përkushtuar dhe me aftësi të forta analitike, e cila do të ndihmojë në administrimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë.
Detyrat
- Regjistron dhe verifikon dokumentet financiare e administrative.
- Pasqyron faturat e blerjeve dhe shitjeve, si edhe lëvizjet e arkës dhe bankës.
- Harton dhe rakordon raportet periodike financiare.
- Mbikëqyr pagesat, arkëtimet dhe detyrimet e kompanisë.
- Koordinon punën me financierin e jashtëm dhe njësitë e tjera për ecurinë e rregullt të proceseve.
- Administron regjistrat financiarë dhe sistemimin arkivor të dokumenteve.
- Kryen rakordime të rregullta me klientët dhe furnitorët.
- I ofron menaxhimit analiza dhe raporte kur nevojiten.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Përvoja profesionale në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.
- Njohje shumë e mirë e Microsoft Office, sidomos Excel.
- Njohja e programeve financiare (Financa 5, Alpha Business, Bilanc ose programe të ngjashme) vlerësohet si avantazh.
- Aftësi të mira për organizim, analizë dhe komunikim.
- Integritet, korrektësi dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
Ne ofrojmë:
- Pagesë konkurruese.
- Kontratë të rregullt punësimi.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Stabilitet dhe mbështetje për rritjen profesionale.