Përshkrimi
HR Studio po zhvillon rekrutimin, në emër të një kompanie partnere në Tiranë, për rolin e Menaxhere Blerjesh. Kandidatja duhet të ketë aftësi të mira në organizim, analizë dhe negocim.
Detyrat
- Të drejtojë dhe të koordinojë ciklin e plotë të blerjeve, duke nisur nga evidentimi i nevojës deri te kryerja e porosisë.
- Të identifikojë, analizojë dhe zgjedhë furnitorë mbi bazën e cilësisë, çmimit dhe kushteve të bashkëpunimit.
- Të negociojë çmimet, afatet e pagesave dhe kushtet e furnizimit.
- Të hartojë dhe të ndjekë porositë, duke siguruar përmbushjen e afateve të rëna dakord.
- Të kontrollojë kostot dhe të vlerësojë ofertat, me qëllim arritjen e kushteve më të favorshme për kompaninë.
- Të ruajë dhe të forcojë bashkëpunimin profesional me furnitorët aktualë.
- Të gjejë furnitorë të rinj dhe alternativa të reja në treg.
- Të bashkëpunojë me magazinën, financën, shitjet dhe departamente të tjera për planifikimin e kërkesave.
- Të mbikëqyrë nivelin e stokut dhe të parashikojë me kohë nevojat për furnizim.
- Të përpilojë raporte periodike për blerjet, kostot dhe rezultatet e furnitorëve.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë, preferueshëm në Ekonomi, Financë, Menaxhim ose degë të afërta.
- Përvojë e mëparshme në blerje, prokurime ose menaxhim furnitorësh.
- Aftësi shumë të zhvilluara për negocim dhe analizë.
- Aftësi për trajtimin paralel të disa proceseve dhe afateve.
- Nivel i lartë organizimi, saktësie dhe vëmendjeje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira për komunikim dhe punë në bashkëpunim.
- Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
- Njohja e anglishtes konsiderohet përparësi.