Përshkrimi
HR Studio kërkon të angazhojë një Inxhinier/e Elektrik/e për një kompani aktive në sektorin energjetik. Roli u ofrohet si profesionistëve me përvojë, ashtu edhe inxhinierëve të sapodiplomuar që synojnë rritje profesionale dhe pjesëmarrje në projekte praktike.
Detyrat
- Merr pjesë në hartimin dhe realizimin e projekteve elektrike.
- Ndihmon në projektimin dhe përcaktimin e dimensioneve të impianteve fotovoltaike.
- Harton dhe përditëson vizatime, skema dhe dokumentacion teknik.
- Shqyrton dhe interpreton projektet dhe skemat elektrike.
- Mbikëqyr punimet dhe instalimet elektrike në terren.
- Kontribuon në hartimin e preventivave, specifikimeve dhe listave të materialeve.
- Angazhohet në prokurimin e materialeve dhe pajisjeve elektrike, duke kërkuar dhe krahasuar oferta.
- Punon në koordinim me ekipet e projektimit, prokurimeve dhe zbatimit.
- Përcjell progresin e punimeve dhe raporton çështjet teknike.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Mund të aplikojnë kandidatë me ose pa eksperiencë pune.
- Përparësi kanë kandidatët me njohuri, përvojë fillestare ose praktikë/internship në procese prokurimi, sidomos për materiale dhe pajisje elektrike/teknike.
- Praktika profesionale në kompani ose institucione të sektorit energjetik konsiderohet avantazh.
- Njohuri fillestare për sistemet elektrike, instalimet dhe interpretimin e skemave teknike.
- Vlerësohen njohuritë për sistemet fotovoltaike dhe energjinë e rinovueshme.
- Aftësi për analizë, organizim dhe kujdes ndaj detajeve.