Përshkrimi
HR Studio kërkon një profesioniste për rolin Senior Finance në Durrës. Kandidatja do të angazhohet drejtpërdrejt në administrimin dhe mbikëqyrjen financiare të kompanisë, si edhe në raportimin dhe vlerësimin e rezultateve financiare.
Detyrat
- Administrimi dhe mbikëqyrja e veprimtarive financiare e kontabël;
- Njohuri mbi prokurimet;
- Hartimi dhe shqyrtimi i raporteve financiare periodike;
- Monitorimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe fluksit të parasë;
- Përpilimi dhe ndjekja e buxheteve;
- Rakordimi i llogarive dhe verifikimi i dokumenteve financiare;
- Vlerësimi i kostove dhe identifikimi i shmangieve;
- Ofrimi i analizave dhe të dhënave financiare për drejtimin, për të mbështetur vendimmarrjen;
- Bashkërendimi me institucione, banka, auditorë dhe palë të tjera kur kërkohet.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
- Përvojë e qëndrueshme prej 5 vite në financë/kontabilitet;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit financiar dhe fiskal;
- Zotërim shumë i mirë i Excel-it dhe programeve financiare;
- Aftësi të theksuara analitike, së bashku me kujdes ndaj hollësive;
- Diskrecion, përgjegjshmëri dhe integritet profesional.
Ofrohet:
- Rol me përgjegjësi dhe mundësi për hapësirë profesionale;
- Mjedis pune i organizuar;
- Paketë financiare konkurruese;
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.