Përmbledhje
HR Studio po kërkon një Menaxhere Supermarketi.
Kjo mundësi u përshtatet kandidateve me aftësi udhëheqëse, përvojë në drejtimin e ekipeve dhe interes për organizimin e veprimtarisë së përditshme, të cilat dëshirojnë t’i bashkohen një kompanie në rritje.
Detyrat kryesore
- Organizimi dhe drejtimi i punës së përditshme të supermarketit.
- Udhëheqja, motivimi dhe bashkërendimi i stafit për të siguruar nivel të lartë performancë.
- Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit për klientët dhe zgjidhja në kohë e çështjeve që paraqiten.
- Kontrollimi i stokut, porosive dhe inventarëve të rregullt.
- Sigurimi i paraqitjes së duhur të produkteve dhe respektimit të standardeve të kompanisë.
- Ndjekja e shitjeve dhe vlerësimi i performancës për përmbushjen e objektivave.
- Sigurimi që procedurat operative, normat e higjienës dhe rregullat e sigurisë të zbatohen.
- Përgatitja e planeve të punës dhe planifikimi i turneve të stafit.
Kualifikimet
- Përvojë në administrimin e supermarketit, retail-it ose roleve të përafërta.
- Aftësi të mira për udhëheqje dhe menaxhim ekipi.
- Shkathtësi analitike dhe organizative.
- Njohuri për administrimin e stokut dhe proceset operative.
- Komunikim shumë i mirë dhe fokus ndaj klientit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për punë nën presion.
Çfarë ofrohet
- Kontratë pune e rregullt.
- Pagë konkurruese, me vlerësim të bazuar në performancë.
- Mjedis pune profesional e dinamik.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.