Përshkrimi
HR Studio po rekruton një Inventarizues Magazine në Tiranë, me përgjegjësi për mbikëqyrjen, regjistrimin dhe garantimin e saktësisë së stokut fizik në magazinë.
Detyrat
- Realizimi i inventarizimeve fizike në mënyrë periodike.
- Numërimi dhe kontrollimi i artikujve që gjenden në magazinë.
- Ballafaqimi i stokut fizik me informacionin e regjistruar në sistem.
- Identifikimi dhe raportimi i mospërputhjeve të inventarit.
- Verifikimi i lëvizjeve hyrëse-dalëse dhe i dokumenteve përkatëse.
- Koordinimi me ekipet e magazinës dhe financës për rakordimin e stokut.
- Hartimi i raporteve të inventarit.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në magazinë ose në inventarizim.
- Shkathtësi të mira në punë me numra dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Njohuri të Excel-it dhe të programeve për administrimin e stokut.
- Përgjegjshmëri, saktësi dhe aftësi organizative.
- Aftësi për punë të pavarur, si edhe në ekip.
Ofrohet
- Kontratë e qëndrueshme pune.
- Ambient dhe kushte të favorshme pune.
- Pagesë konkurruese.
- Mundësi për avancim profesional.