Rreth pozitës
HR Studio po kërkon një Menaxher/e Shitjesh të aftë për të hartuar strategji, për të krijuar raporte të qëndrueshme me klientët dhe për ta shndërruar komunikimin në rezultate të matshme. Kjo pozitë u përshtatet personave energjikë, ambiciozë dhe të përkushtuar ndaj shitjeve.
Detyrat kryesore
- Mirëmban dhe zgjeron raportet me klientët aktualë dhe ata potencialë.
- Zbulon mundësi të reja për shitje dhe ndihmon në zgjerimin e biznesit.
- Paraqet produktet dhe shërbimet në mënyrë profesionale e bindëse.
- Mbikëqyr ciklin e shitjes, që nga kontakti i parë deri te mbyllja e tij.
- Harton oferta dhe zhvillon negociata me klientët.
- Punon ngushtë me departamentet e tjera për arritjen e objektivave.
- Përgatit raporte të rregullta për performancën dhe rezultatet e shitjes.
- Monitoron zhvillimet e tregut dhe aktivitetet e konkurrencës.
Kualifikimet
- Përvojë paraprake në shitje ose në menaxhimin e klientëve.
- Shkathtësi të avancuara në komunikim dhe negocim.
- Qasje profesionale dhe energji pozitive.
- Aftësi për organizim dhe fokus të qartë në objektiva.
- Njohje të mira të paketës Microsoft Office.
- Patentë B konsiderohet përparësi.
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Çfarë ofrohet
- Mjedis pune profesional dhe nxitës.
- Mundësi konkrete për avancim në karrierë.
- Pagesë fikse, së bashku me bonuse të bazuara në performancë.
- Trajnime dhe përkrahje të vazhdueshme.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë.