Përshkrimi
HR Studio po rekruton, në emër të një kompanie partnere, një Videograf me kreativitet dhe pasion për prodhimin e përmbajtjeve vizuale bashkëkohore e dinamike. Kjo mundësi u përshtatet personave me ndjeshmëri artistike, energji krijuese dhe vullnet për t’i kthyer idetë inovative në realizim.
Detyrat
- Kryen xhirime për rrjetet sociale, ngjarje, produkte dhe fushata marketingu.
- Monton video në mënyrë krijuese dhe profesionale.
- Përgatit materiale vizuale të përshtatura për Instagram, TikTok, LinkedIn dhe Facebook.
- Punon bashkë me ekipin e marketingut për të zhvilluar ide dhe koncepte kreative.
- Siguron standardin teknik dhe pamjen estetike të përmbajtjeve vizuale.
- Administron pajisjet e xhirimit dhe mban të organizuara materialet video.
- Qëndron i/e përditësuar me prirjet e reja në videografi dhe content creation.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në videografi dhe video editing.
- Njohuri të avancuara të Adobe Premiere Pro, CapCut, After Effects ose programeve të ngjashme.
- Aftësi krijuese dhe talent për storytelling vizual.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe administrim të kohës.
- Njohuri për trendet e social media dhe marketingut digjital.
- Portofoli me punë të realizuara më parë konsiderohet përparësi.
- Patentë B konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet
- Mjedis pune kreativ dhe profesional.
- Mundësi për avancim e zhvillim në karrierë.
- Projekte aktive dhe bashkëpunime interesante.
- Pagesë konkurruese.
- Përkrahje dhe liri krijuese gjatë zbatimit të ideve.