Përshkrimi
HR Studio kërkon një Specialistie Faturimi për një kompani partnere në Lezhë. Roli u përshtatet kandidatëve të organizuar, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, me aftësi për menaxhimin e dokumenteve financiare dhe procedurave të faturimit.
Detyrat
- Hartimi, emetimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes.
- Verifikimi i korrektësisë së faturave dhe i dokumenteve përkatëse.
- Hedhja dhe menaxhimi i të dhënave në sistemin e kompanisë.
- Monitorimi dhe pajtimi i faturave me klientët dhe njësitë përkatëse.
- Menaxhimi dhe sistemimi në arkiv i dokumentacionit financiar.
- Përpilimi i raporteve të rregullta për faturimin.
- Bashkëpunimi me departamentet e financës, shitjeve dhe magazinës.
- Identifikimi dhe raportimi i çdo parregullsie në dokumentacion ose në faturim.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose në një fushë të përafërt.
- Përvoja e mëparshme në faturim, financë apo administratë konsiderohet përparësi.
- Njohje e mirë e Excel-it dhe e programeve të faturimit/financës.
- Kujdes i lartë ndaj hollësive dhe saktësi në punë.
- Aftësi për organizim të mirë dhe administrim të rregullt të dokumentacionit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
Çfarë ofrohet
- Kontratë pune e qëndrueshme dhe afatgjatë.
- Mjedis pune profesional e bashkëpunues.
- Mundësi për avancim profesional.
- Pagë konkurruese.