Përshkrimi
Estetiste
HR Studio kërkon një Estetiste për një klinikë estetike që ndodhet në zonën e Bllokut, Tiranë.
Kandidatja do të kryejë në mënyrë profesionale trajtime estetike të fytyrës, duke siguruar kujdes, higjienë dhe përvojë të këndshme për secilën kliente.
Detyrat kryesore
- Të realizojë trajtime Hydrafacial.
- Të kryejë procedura me Dermapen.
- Të ofrojë trajtime të mezoterapisë dhe skin booster.
- Të aplikojë trajtime peeling dhe procedura të tjera estetike.
- Të këshillojë klientet dhe t'u sugjerojë trajtimin e duhur.
- Të përgatisë dhe të mirëmbajë hapësirën e punës dhe pajisjet.
- Të zbatojë me përpikëri standardet e higjienës dhe protokollet e klinikës.
- Të ndjekë klientet pas trajtimeve dhe të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me to.
Kualifikimet
- Të ketë formim dhe certifikim në fushën e estetikës.
- Përvoja me trajtime estetike konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë njohuri praktike për Hydrafacial, Dermapen, mezoterapi, booster dhe peeling.
- Të ketë aftësi të mira për komunikim dhe këshillim.
- Të shfaqë paraqitje profesionale, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Të ketë sjellje të ngrohtë dhe etikë të lartë profesionale.
- Të jetë e gatshme ta organizojë orarin edhe sipas takimeve të planifikuara.
Kushtet e punës
- Vendndodhja e punës është Bllok, Tiranë.
- Orari është 6 orë në ditë dhe përshtatet edhe me takimet.
- Pagesa përfshin pagë bazë + përqindje nga trajtimet.
Ofrohet ambient pune profesional, modern dhe mbështetës.